Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në Afrikën e Jugut këtë muaj, ku SHBA-të pritej të përfaqësoheshin nga zëvendëspresidenti J.D. Vance. “Është një skandal që G20 po mbahet në Afrikën e Jugut”, tha presidenti, duke shtuar: “Asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë ndërsa shkeljet e të drejtave të njeriut atje vazhdojnë.” Një burim i Reuters i njohur me çështjen konfirmoi se Vance nuk pritet më të udhëtojë në Afrikën e Jugut për këtë samit. “ ‘Afrikanerët’ (njerëz me prejardhje nga kolonët holandezë dhe gjithashtu emigrantë francezë dhe gjermanë) po vriten dhe masakrohen dhe tokat dhe fermat e tyre po konfiskohen ilegalisht”, shkroi Trump në...