Sulm amerikan në Karaibe, vriten tre persona në bord

Sulm amerikan në Karaibe, vriten tre persona në bord

Ushtria amerikane ka shkatërruar një anije në ujërat ndërkombëtare të Detit të Karaibeve, duke vrarë tre persona që ndodheshin në bord. Lajmin e konfirmoi Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, i cili tha se anija dyshohej se po transportonte drogë. Në një postim në rrjetin social X, Hegseth deklaroi se mjeti lundrues drejtohej nga një “organizatë e shpallur terroriste”, por nuk ofroi prova për këtë pretendim. Ai publikoi gjithashtu një video 20-sekondëshe, jo konfidenciale, ku shihet momenti i goditjes dhe shpërthimit të anijes. Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur prej javësh se Shtetet e Bashkuara janë “në konflikt të armatosur” me kartelët e drogës, duke i cilësuar ata si organizata terroriste ndërkombëtare. Ky është sulmi më i fundit në një seri veprimesh ushtarake të SHBA-së kundër...