Sot heshtje zgjedhore, të Dielën 334 mijë qytetarë zgjedhin 5 kryetarët e rinj të bashkive

Sot heshtje zgjedhore, të Dielën 334 mijë qytetarë zgjedhin 5 kryetarët e rinj të bashkive

Sot është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën 334.539 mijë votues të pesë bashkive do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Për mbarëvajtjen e procesit të votimit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash. Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve, si edhe 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi. Në total, janë 612 punonjës policie që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve. Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që synon të tjetërsojë votën e tyre. Kjo shënohet si...