‘Zhdukja’ e Ministrit të Jashtëm që shkaktoi trazirë/ Analiza e Sky News: Putini ishte i zemëruar me Lavrovin sepse e bëri të dukej i dobët

‘Zhdukja’ e Ministrit të Jashtëm që shkaktoi trazirë/ Analiza e Sky News: Putini ishte i zemëruar me Lavrovin sepse e bëri të dukej i dobët

Sky News analizon se si Sergei Lavrov mungonte në një takim të kohëve të fundit të Këshillit të Sigurisë të Rusisë, ku Vladimir Putin urdhëroi një raport mbi përgatitjet për testet bërthamore, pavarësisht faktit se Ministri i Jashtëm rus është anëtar i përhershëm i këshillit, dhe pse presidenti rus nuk e dërgoi ndihmësin e tij të ngushtë në samitin e G20. Fillimisht, media britanike kujton se “në epokën sovjetike, perëndimorët shqyrtonin me kujdes videot e ngjarjeve shtetërore, të tilla si paradat ushtarake në Sheshin e Kuq, për të mësuar më shumë rreth hierarkisë së Kremlinit. Kush ishte më afër udhëheqësit? Çfarë tregonte gjuha e trupit? Cilët zyrtarë ishin pro dhe cilët jo? Videot që aktualisht po studiohen nga analistët modernë të asaj që po ndodh...