Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Edhe 100 vjet varfëri’, sa shumë na zgjat arritja e standardeve të BE-së
Shqipërisë do t’i duhen edhe 100 vjet të tjera të arrijë standardet e Bashkimit Europian për varfërinë, gjatësinë e rrugëve, mjedis, apo kapacitetet e energjisë. Vendi ynë synon të bëhet anëtar i BE-së brenda katër viteve të ardhshme, por nga 40 tregues kryesorë socialë, ekonomikë, në 14 prej tyre, ose 35% e totalit, Shqipëria po bën hapa pas për të arritur standardet e Unionit. Në 4 tregues e kemi arritur standardin dhe në 22 të tjerë duhen dekada dhe madje më shumë se një shekull, përllogarit Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, i cili ka ndërtuar platformën e konvergjencës të rajonit me BE. Platforma tregon se sa vite i duhen secilit prej 6 vendeve të arrijnë standardet e BE-së në 8 drejtime kryesore dhe 40...