Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
I shpalli ‘organizata të padëshirueshme’/ Pse Putin ndaloi zyrtarisht fondacionet e Sorosit në Rusi
Në vitin 2015, qeveria ruse ndaloi zyrtarisht Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të miliarderit dhe filantropit George Soros, duke i shpallur ato “organizata të padëshirueshme” në përputhje me një ligj të ri për sigurinë kombëtare. Vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Federatës Ruse u bazua në pretendimet se aktivitetet e fondacioneve “përbënin kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të vendit.” Si pasojë, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe Instituti për Shoqëri të Hapur u detyruan të ndërprisnin të gjitha operacionet dhe projektet e tyre në territorin rus. Ky veprim bllokoi çdo formë financimi apo granti për organizatat dhe grupet lokale që kishin bashkëpunuar me fondacionet e Sorosit. Edhe pse masa nuk e ndaloi personalisht vetë George Sorosin, ajo i dha fund plotësisht pranisë së...