Aksident në aksin Tepelenë- Memaliaj, plagoset 20-vjeçari

Aksident në aksin Tepelenë- Memaliaj, plagoset 20-vjeçari

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi F. G., 20 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 20-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.