Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Burri në Francë gjen thesarin me ar në kopshtin e tij
Një burrë në Francë zbuloi këtë vit një thesar ari në vlerë 800 mijë dollarë, teksa po gërmonte për të ndërtuar një pishinë në kopshtin e tij, njoftuan autoritetet lokale. Burri lajmëroi policinë lokale pas zbulimit në muajin maj, dhe autoritetet i lejuan atij ta mbante arin, pasi nuk vinte nga një sit arkeologjik, tha bashkia e qytetit Neuville-sur-Saone, në lindje të vendit. Sipas gazetës lokale Le Progres, ai gjeti “pesë lingota ari dhe shumë monedha” të mbështjella në çanta plastike. Policia konfirmoi se ari ishte blerë ligjërisht dhe ishte shkrirë rreth “15 apo 20 vjet më parë” në një rafineri të afërt. Për shkak se lingotat kishin numra unikë të gjurmueshëm, u përcaktua se nuk ishin të vjedhura. Sipas kodit civil francez të shekullit...