Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
TABLOTË/ Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e shqiptarëve
Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Abdurrahim Buzës, kujtesa jonë kolektive rikthehet tek ai njeri që i dha ngjyrë një epoke të tërë; që i foli historisë sonë me zërin e një peneli të ndezur e një shpirti që nuk u lodh së kërkuari rrënjët. Pavarësisht kohës në të cilën jetoi, tablotë e tij mbeten një thirrje e ethshme e gjakut, një rikthim i ngulmët tek identiteti, tek epika, tek tradita, tek etnosi, tek saga e një populli që kërkoi të mbijetonte përmes kujtesës. Në çdo vepër të tij është një rrahje zemre, një shenjë e padukshme që ai e ktheu në dritë. Paleta e tij, e ngrohtë dhe e ndezur, nuk është thjesht zgjedhje estetike: është një arkaizëm i endur me përkushtim, një...