Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Deputeti i Lëvizjes Bashkë argumenton pse nuk votoi ligjin për barazinë gjinore
Lëvizja Bashkë nuk e ka votuar ligjin për barazinë gjinore, as pro, as kundër dhe as ka abstenuar, duke mos marrë pjesë fare në votim. Deputeti i vetëm i kësaj partie, Redi Muçi, i kontaktuar nga TPZ, deklaroi se ligji mbi barazinë gjinore është hartuar për të plotësuar disa rekomandime të BE-së, por nuk merr parasysh specifikat e Shqipërisë, konkretisht sipas tij, “nuk merr në konsideratë informalitetin në punë, nuk përmend miratimin e një minimumi jetik që do të ndihmonte gratë dhe nuk specifikon objektiva për masat që do t’ju vinin në ndihmë grave për të dalë nga puna shtëpiake”. I pyetur nëse Lëvizja Bashkë ka propozuar amendamente të projektligjit të cilat mund të adresonin këto shqetësime, Muçi tha se nuk ka propozuar amendamente për...