Afera e Tunelit të Llogarasë/ Si u fry tenderi me dhjetëra milionë euro!

Afera e Tunelit të Llogarasë/ Si u fry tenderi me dhjetëra milionë euro!

Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë të pandehur Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”, në lidhje me procedurën e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Por çfarë dimë konkretisht për këtë aferë? Sipas dokumenteve zyrtare, në datën 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi garën për ndërtimin e tunelit me fond limit 19.1 miliard lekë pa TVSH (rreth 23 miliard me TVSH). Pas anulimit, tenderi u rihap në qershor 2021 dhe u shpall fitues konsorciumi turk INTEKAR-ASL me ofertë 17 miliard lekë, afro 10 milion euro më shumë se një tjetër ofertë më e ulët. Megjithatë, siç dokumentohet edhe në raportin e SPAK,...