Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

Shkencëtari i njohur amerikan James Dewey Watson, një nga figurat më të rëndësishme të biologjisë moderne dhe bashkëzbulues i strukturës spirale të ADN-së, ka ndërruar jetë më 6 nëntor 2025, në East Northport, New York, në moshën 97-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familjarë dhe institucione shkencore ku Watson kishte shërbyer për dekada. Watson lindi më 6 prill 1928 në Chicago, Illinois, dhe që në moshë të re tregoi interes të jashtëzakonshëm për biologjinë. Në fillim të viteve ’50, gjatë punës në Universitetin e Cambridge-it, ai bashkëpunoi me Francis Crick për të zbuluar strukturën e acidit dezoksiribonukleik (ADN-së) — materialit gjenetik që mban kodin e jetës. Në 1953, së bashku me Crick, Maurice Wilkins dhe me ndihmën vendimtare të imazheve të kristalografisë të Rosalind Franklin, ata...