Lirohen hapësirat pranë dy shkollave dhe hiqen parkimet e paligjshme, pas  denoncimit të Fiks Fare

Lirohen hapësirat pranë dy shkollave dhe hiqen parkimet e paligjshme, pas denoncimit të Fiks Fare

Pas transmetimit të kronikave investigative nga Fiks Fare, Policia Bashkiake e Tiranës ndërhyri për të liruar hapësirat publike përreth dy shkollave 9-vjeçare në kryeqytet, “Kiço Blushi” dhe “At Zef Pllumi”, ku prindër dhe nxënës kishin ngritur shqetësime për mungesë sigurie dhe parkime të paligjshme. Javën e kaluar, Fiks Fare publikoi dy video ku prindërit dhe fëmijët e këtyre shkollave tregonin rrezikun me të cilin përballeshin çdo ditë, për shkak të mungesës së trotuareve dhe makinave të parkuara para hyrjeve të shkollave. Në shkollën “Kiço Blushi”, automjetet kishin zënë çdo hapësirë përreth, duke detyruar fëmijët të ecnin mes rrugës për të hyrë në shkollë. Prindërit dhe rojet e institucionit arsimor pohuan se kjo situatë kishte nisur që nga ndërtimi i shkollës në vitin 2022. Menjëherë pas...