Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“SPAK të marrë Ramën në pyetje”, deputeti shpërthen: Kryeministri duhet të japë llogari për takimet në Ankara
Skandali i njohur si “afera e tunelit të Llogarasë” merr përmasa të reja, teksa detaje të zbuluara së fundmi nga emisioni investigativ “Plug” japin prova për një përfshirje të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa deri më tani në qendër të akuzave ka qenë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të dhënat e reja sugjerojnë se fillesa e kësaj afere, mund të gjendet në një takim të nivelit të lartë në Ankara. Gazetari Julian Hoxhaj në një studio televizive u shprehet se sipas analizës së bërë në emisionin PLUG, afera nuk kufizohet vetëm te tenderi kryesor prej 190 milionë eurosh, por përfshin gjithashtu edhe tenderët e supervizimit dhe projektimit, të cilat konsiderohen si afera më vete. Argumentohet se dëmi nuk është thjesht financiar për buxhetin e shtetit, por...