Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zjarri i rastësishëm zbuloi shtëpinë e barit në Belgjikë, dënohet banda shqiptare
Pesë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg, pasi janë zbuluar nga autoritetet belge duke punuar në një shtëpi pari në Belgjikë. Shtëpia e barit u zbulua në mënyrë të rastësishme nga një zjarr që përfshiu godinën. Mediat vendase kanë zbardhur emrat e shqiptarëve të dënuar, dinamikën e ngjarjes si dhe rolin e secilit prej tyre në grup. Si u zbulua shtëpia e barit Shërbimet e emergjencës u nisën me shpejtësi më 22 korrik të vitit të kaluar, rreth orës 15:00, drejt një zjarri të madh që kishte përfshirë katin e tretë të një ndërtese apartamentesh në rrugën Kaaistraat në Ostende. Një person 35-vjeçar u detyrua të hidhej në çatinë e fqinjëve për t’i shpëtuar flakëve dhe pësoi djegie të rënda. Zjarri mendohet se kishte shpërthyer gjatë...