Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale, Tirana triumfon në të dyja grupmoshat
7 Nëntor 2025 19:02 Telesport Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvilluan finalet e turneut të ekipeve përfaqësuese rajonale për grupmoshat 2013 dhe 2014, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në grupmoshën 2014, gjysmëfinalet prodhuan përballjet Elbasan – Durrës dhe Fier – Tiranë. Në finale u ndeshën Tirana dhe Elbasani, ku Tirana fitoi me rezultatin 4-0 dhe u shpall kampione e kësaj grupmoshe. Në grupmoshën 2013, gjysmëfinalet ishin Tirana – Korçë dhe Fier – Durrës. Finalja e kësaj grupmoshe u luajt mes Tiranës dhe Fierit, ku Tirana triumfoi 2-0. Gjatë turneut u vëzhguan 352 futbollistë të datëlindjes 2013 dhe 2014. Specialistët e Drejtorisë Teknike do të përzgjedhin më tej përfaqësueset e moshave për t’u trajnuar dhe monitoruar si çdo ekip kombëtar i moshave, një iniciativë...