Nga 1 janari 2026 nis reforma në pensione, Ekonomi: Prioritet është mirëqenia e qytetarëve

Nga 1 janari 2026 nis reforma në pensione, Ekonomi: Prioritet është mirëqenia e qytetarëve

Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Milva Ekonomi, ka deklaruar se reforma në pensione do të nisë zyrtarisht më 1 janar 2026. Gjatë një interviste për ‘Ora News’, ajo theksoi se projektbuxheti i këtij viti dhe reformat që priten kanë në qendër qytetarin. “Ne kemi marrë në konsideratë rritjen ekonomike, konsolidimin fiskal, mirëqënien më të mirë për qytetarët dhe integrimin europian, që ka qenë filli udhëheqës gjatë gjithë procesit të planifikimit,” u shpreh Ekonomi. Sipas saj, ndarja e buxhetit është reflektim i peshës që ka secili sektor në zhvillimin ekonomik të vendit. “Disa sektorë marrin më shumë sepse kanë peshë më të madhe në ekonomi. Ndërsa disa të tjerë marrin më pak, pasi ndikimi i tyre është më i vogël,” shtoi ajo, duke...