Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
DETAJE / Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, dhe Sekretarin amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum. Takimet u mbajtën në kuadër të punimeve të Samitit të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), një nismë strategjike që synon forcimin e bashkëpunimit energjetik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Samiti u organizua nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, në bashkëpunim me Qeverinë Greke dhe Qendrën Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik, duke mbledhur në Athinë ministra të energjisë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë politikë nga rajoni. Në një video-mesazh nga Athina, Zv.Kryeministrja Balluku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në fushën e energjisë, duke vlerësuar mesazhin e Sekretarit...