Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Nuhiu: Tirana të kthehet te identiteti i saj fitues, me Vorën kërkohet përqëndrim
Ardian Nuhiu do të drejtojë për herë të dytë Tiranën e tij në këtë edicion. Nesër në “Selman Stërmasi” ora 14:00, bardheblutë përballen me Vorën me të cilët pikët janë detyrë shtëpie. Paraditen e sotme tekniku shkupian foli për rëndësinë e takimit. “Pikët janë më të rëndësishme, dua të shoh luftë, grintë dhe dëshirë për të fituar nesër”,nënvizon trajneri. Nuhiu: “Jemi të vetëdijshëm për mënyrën që skuadra nuk ka filluar mirë, por vështirësitë të rrisin në jetë, çdo futbollist rrit veten e vet, kam besim te grupi se do të dalin te kualiteti i tyre, po mundohemi në këto pak ditë sa kemi me skuadrën që të ringrihemi në aspektin psikologjik, të besojmë te grupi se thjesht na duhet të bashkojmë forcat për të përballuar...