Universiteti Cornell dhe administrata Trump arrijnë marrëveshje për rikthimin e fondeve federale

Universiteti Cornell dhe administrata Trump arrijnë marrëveshje për rikthimin e fondeve federale

Universiteti Cornell ka arritur një marrëveshje me administratën Trump për të rikthyer më shumë se 250 milionë dollarë fonde federale për universitetin. Sipas marrëveshjes, Cornell zotohet t’i paguajë qeverisë federale 30 milionë dollarë gjatë tre viteve dhe të investojë 30 milionë dollarë të tjerë në “programe kërkimore që do t’u sjellin dobi drejtpërdrejt fermerëve amerikanë duke ulur kostot e prodhimit dhe duke rritur efikasitetin”. Sipas marrëveshjes, universiteti gjithashtu pranon t’i ofrojë qeverisë federale “të dhëna të paidentifikuara të pranimeve të studentëve”, të cilat, siç specifikon marrëveshja, do t’i “nënshtrohen një auditimi të plotë nga qeveria amerikane”. Cornell gjithashtu do të kryejë “anketa vjetore për të vlerësuar klimën e kampusit për studentët e universitetit, përfshirë studentët me prejardhje hebraike”. Marrëveshja “njeh në mënyrë të qartë të...