Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ligji i ri për gjinitë, Spahia: BE-ja nuk na e kërkon, 21 vende anëtare nuk e kanë një të tillë
Miratimi i ligjit për ‘barazinë gjinore’, i cili përfshin konceptin e ‘gjinisë së shumëfishtë’, ka ndezur debate të ashpra politike, ku në qendër është pyetja nëse ky akt normativ është një detyrim që buron nga procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndonëse mazhoranca argumenton se ligji është një hap i rëndësishëm në përafrimin me legjislacionin europian, duke iu referuar edhe reagimeve nga Komisioni Europian, opozita e hedh poshtë kategorikisht këtë pretendim. I ftuar në një intervistë në Syri TV, me Armela Ferkon, deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh Kryetari i Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Bardh Spahia, u shpreh se ky ligj nuk ka absolutisht asnjë lidhje me procesin e integrimit. Për të mbështetur argumentin e tij, Spahia solli fakte konkrete, duke theksuar se...