Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Horror në Greqi/ E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës
foto ilustruese GREQI- Një krim i rëndë u zbulua pasditen e kësaj të premteje në Greqi, ku u gjet kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e pasme të një automjeti, në Skourta të Viotias pranë Athinës. Sipas vlerësimeve fillestare nga autoritetet, ka të ngjarë që ky të jetë një shqiptar i zhdukur prej dy ditësh, por pa precedentë penalë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur prej të paktën 48 orësh ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Trupi u zbulua nga një gjahtar në një fushë dhe, kur iu afrua automjetit të djegur, pa të ndjerin të shtrirë në sediljet e pasme të makinës, me pranga. Sipas informacioneve paraprake, makina kishte qenë e vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë...