Strukturat e Emergjencave Civile stervitje në Korçë, Çako: Gati të përballojmë dimrin

Strukturat e Emergjencave Civile stervitje në Korçë, Çako: Gati të përballojmë dimrin

Strukturat e emergjencave civile janë gati për të përballuar situatat që mund të sjellë dimri, por edhe fatkeqësitë natyrore. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako, deklaroi se kapacitetet janë rritur, ndihmuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë. “Ne jemi duke punuar intensivisht për të rritur të gjitha këto kapacitete, pikërisht programet konkrete me partnerët tanë. Por, nevoja për të pasur më shumë, absolutisht është e domosdoshme”, tha ai. Ai u ndal edhe te buxheti i vitit të ardhshëm. “Përveç fondit të kushtezuar, ka dhe fonde të tjera që janë në investime të drejtpërdrejta në rritjen e kapaciteve teknike, por edhe në investime që shkojnë në parandalimin e fatkeqësive natyrore”, sqaroi ai. Çako i bëri këto deklarata gjatë një stërvitjeje të organizuar me strukturat vendore të...