“Komploti për vrasjen e ambasadores izraelite në Meksikë”, SHBA dhe Izrael akuza të rënda ndaj Iranit

“Komploti për vrasjen e ambasadores izraelite në Meksikë”, SHBA dhe Izrael akuza të rënda ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë akuzuar Iranin për një komplot për të vrarë ambasadoren izraelite në Meksikë, Einat Kranz-Neiger, në atë që konsiderohet një përpjekje për të zhvendosur konfliktin rajonal në një tjetër pjesë të botës. Sipas”The Guardian” një zyrtar amerikan kishte deklaruar se Forca elitare Quds e Gardës Revolucionare iraniane kishte nisur komplotin që në fund të vitit 2024, por ai u pengua gjatë vitit 2025. Komploti dyshohet të ketë përfshirë rekrutimin e operativëve nga ambasada e Iranit në Venezuelë, ku presidenti Nicolás Maduro ka një aleancë taktike me Teheranin. Zyrtari theksoi se komploti u përmbajt dhe nuk përbën kërcënim aktual, duke e cilësuar atë si pjesë të një historie më të gjerë të Iranit për të shënjestruar diplomatët dhe gazetarë. Hetimi për...