Pano “shpërthen” ndaj deputetëve/ O të paudhë, si do t’i dilni përballë babait dhe nënës

Pano “shpërthen” ndaj deputetëve/ O të paudhë, si do t’i dilni përballë babait dhe nënës

Pastori Akil Pano ka bërë një reagim të ashpër ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët në seancën e djeshme plenare miratuan projektligjin për “Barazinë Gjinore”, i cili tashmë pas botimit në Fletoren Zyrtare merr formën totale të ligjit. “Çmimi i tradhëtisë së 77 kartonave”, e nis mesazhin e tij Pastori, duke ju referuar 77 votave që mori projektligji nga deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër, ashtu siç kishte paralajmëruar. “Sekti votoi kundër interesave më të lartë të familjes, shqiptarëve, Shqipërisë. Mes tyre, të krishterët dhe muslimanët votuan kundër Biblës dhe Kuranit. Dishepujt dhe një herë treguan që kulti i tyre më i lartë është pushteti. Çdo gjë veç Zotit. Si do të dilni sot përpara babait dhe nënës, gruas dhe fëmijëve tuaj...