Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Flamurtari merr tre pikë të vyera në “Abissnet Superiore”, kuqezinjtë triumfojnë ndaj Bylisit
Flamurtari ka marrë sot fitoren e dytë në “Abissnet Superiore”. Kuqezinjtë kanë mposhtur Bylisin me rezultatin e ngushtë 0-1. Ndeshja u vendos në minutën e 63-të të saj nga Maksuti. Vlonjatëve u mjaftoi kështu vetëm një gol për t’u larguar me tre pikë mjaft të vyera nga fusha e lojës. Tashmë Flamurtari shkon në kuotën e 8 pikëve, duke lënë në vendin e fundit një tjetër ekip emblemë të futbollit shqiptar, Tiranën. Bardheblutë gjenden dy pikë larg skuadrës vlonjate, por kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Sport Ekspres/