Drogë dhe fishekë, kapen në kufi, arrestohen dy shqiptarë

Drogë dhe fishekë, kapen në kufi, arrestohen dy shqiptarë

Policia Kufitare në Kakavijë ka arrestuar dhe proceduar dy shtetas. Sipas njoftimit zyrtar, një 48-vjeçar nga Berati është arrestuar pasi në automjetin e tij dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, dy celularë dhe 3,700 euro. Në një rast tjetër, një 49-vjeçar nga Patosi është proceduar penalisht pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan 10 kuti me fishekë gjuetie, gjithsej 250 copë, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjit dhe pa leje për transportim. “Tentoi të hynte në Shqipëri, me lëndë narkotike kokainë në automjet, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet 48-vjeçari. Tentoi të fuste fishek gjuetie, në Shqipëri, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe procedohet penalisht 49-vjeçari. Sekuestrohen lënda narkotike kokainë, 3700 euro dhe 250...