Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
I ati abuzoi me vajzën e mitur në Fier / Shteti i merr edhe 4 fëmijët, flet nëna: M’i ktheni dhe më jepni punë
Në emisionin “Në Kohë Reale” është trajtuar ngjarja e rëndë në Fier ku një e mitur dyshohet se u abuzua nga i ati i saj, i cili u vendos në pranga. Duke sjellë edhe një herë në vëmendje këtë ngjarje, korrespondentja e RTSH-së për Fierin Laureta Roshi tha se “babai është një person i dyshuar pavarësisht deklarimeve që janë bërë”. “Ende nuk dihet situata kur janë marrë ato deklarime, janë marrë në mungesë të avokatit. Kjo ngjarje është paragjykuar që në fillimet e saj, në qershor kur ndodhi. Largimi i vajzës nga banesa dhe akti i ekspertimit është një krim i ndodhur edhe më herët, nuk dihet se është vetëm babai autori i dyshuar, apo ka edhe të tjera krime në atë zonë rurale. Ngjarja...