Hapën pakon e dyshimtë, shtatë persona bëhen për spital

Hapën pakon e dyshimtë, shtatë persona bëhen për spital

Shtatë persona u dërguan në spital pasi një pako e dyshimtë që përmbante një pluhur të bardhë u hap në një bazë ushtarake pranë kryeqytetit amerikan, ku ndodhet edhe Air Force One, avioni presidencial, raportojnë mediat amerikane. Sipas CNN, testet fillestare të kryera nga ekipi i materialeve të rrezikshme (HAZMAT) treguan se substanca nuk ishte e rrezikshme, megjithatë hetimet vijojnë. Personat që u dërguan në spital nga baza ushtarake Joint Base Andrews të enjten, u liruan më pas, njoftoi rrjeti televiziv. Sipas Fox News, disa prej tyre kishin raportuar dhimbje koke. CNN, duke cituar burime të afërta me hetimin, raportoi se në pako kishte gjithashtu materiale të përshkruara si “propagandë politike”. “Joint Base Andrews reagoi ndaj një incidenti pasi një individ hapi një pako të...