Nesër heshtje zgjedhore, Policia merr në ruajtje 473 QV, mbi 334 mijë qytetarë shkojnë në kutitë e votimit

Nesër heshtje zgjedhore, Policia merr në ruajtje 473 QV, mbi 334 mijë qytetarë shkojnë në kutitë e votimit

Procesi i përgatitjes për zgjedhjet e pjesshme lokale të së Dielës, 9 Nëntor, ka hyrë në fazën finale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në pesë bashkitë ku do të votohet: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Nesër (e shtunë) shënohet dita e heshtjes zgjedhore, ndërsa Policia e Shtetit ka finalizuar planin e masave për garantimin e sigurisë. Masat e sigurisë dhe angazhimi i policisë Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë procesit: Janë angazhuar gjithsej 612 punonjës policie dhe automjete, listë e cila është miratuar edhe nga KQZ. Policia ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur KZAZ-të dhe ditën e shtunë do të marrë...