Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Aida Hajnaj padi “për vendin e punë” në Gjykatë, kërkon pezullimin e garës për drejtorë departamentesh
aida hajnaj TIRANË- Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, Aida Hajnaj, ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon të pezullohet konkursi për drejtorë departamentesh. Hajnaj kërkon që të kthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit, zv.drejtoreshë e përgjithshme e policisë ose drejtoreshë departamenti. Me pretendimin e saj, Hajnaj kërkon pezullimin e konkursit deri sa Gjykata të shpallë vendimin, ditën e martë, kur do të mbahet seanca e parë. Mandati i Aida Hajnajt Aida Hajnaj ka qenë drejtore e BKH-së deri më 1 shtator të këtij viti. Pasi i mbaroi mandati, ajo nuk është lejuar të kthehet në detyrë, por ndërkohë policia ka hapur garën për drejtorë departamentesh. Hajnaj mori zyrtarisht detyrën më 1 shtator 2020 dhe mandati i përfundon në muajin gusht. Pas...