Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Eksperti i inteligjencës artificiale: Çdo profesion me kompjuter do të zëvendësohet
Përparimi i pandalshëm i inteligjencës artificiale po ndryshon rrënjësisht botën e punës. Eksperti i inteligjencës artificiale Jon Hernández paralajmëron se kjo është vetëm fillimi. Sipas tij, deri në vitin 2026 çdo punë që kërkon kompjuter mund të kryhet nga IA. “Kjo teknologji do të zëvendësojë pothuajse të gjitha punët, pa asnjë dyshim”, deklaron Hernández. Edhe pse avantazhet janë të dukshme, përpunimi më i shpejtë i të dhënave, përmbledhje librash, menaxhim tekstesh dhe kursim kohe, pasojat në tregun e punës mund të jenë të rënda. Eksperti thekson se valën e parë të humbjeve të vendeve të punës do ta ndiejnë praktikantët, pasi detyrat e tyre janë më të thjeshta dhe lehtësisht të automatizueshme. Hernández pranon se ka fusha që AI nuk do të mund t’i zëvendësojë...