Kandidatët e PS “vihen në garë” në podcastin e Ramës/ Ja parashikimi i tyre për zgjedhjet

Kandidatët e PS “vihen në garë” në podcastin e Ramës/ Ja parashikimi i tyre për zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama, ka ftuar ditën e sotme në podcastin e tij “Flasim” kandiatët, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Në fund të podcasit, Rama u ka kërkuar kandidatëve të bëjnë një parashikim mbi zgjedhjet, të cilat do të mbahen të dielën. Kandidatja e Vlorës tha se mendon se do të marrë 80% të votave, ndërsa kandidati i Tepelenës tha se mendon se do të marrë 83% të votave. Biseda: Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Sa përqind do të marrësh ti ? Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80% të votave Edi Rama: 80% të votave? Brunilda Mersini: Po Edi Rama: Po ti sa përqind do të marrësh? Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj. Edi Rama: 83% As 2 as 4. Ta shikojmë. Po...