Dy persona në pranga/ Tentuan të hynin në Shqipëri me lëndë narkotike dhe…

Dy persona në pranga/ Tentuan të hynin në Shqipëri me lëndë narkotike dhe…

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Kakavijë, pasi tentuan të fusnin në territorin shqiptar lëndë narkotike kokainë dhe fishekë gjuetie. Uniformat blu informojnë se në pranga kanë rënë shtetasit: E. N., 48 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 48-vjeçari tentoi të hynte në Shqipëri, me lëndë narkotike kokainë në automjet. I.Gj., 49 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. 49-vjeçari tentoi të fuste 250 fishek gjuetie, në Shqipëri. Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe 3700 euro. Gjatë kontrollit në furgonin me drejtues...