Njëri tentoi të fuste kokainë në Shqipëri, tjetri fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

Njëri tentoi të fuste kokainë në Shqipëri, tjetri fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetet me drejtues shtetasit E. N. dhe I. Gj.. -Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe 3700 euro. Gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin I. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 kuti me fishekë gjuetie (në total 250 fishekë), të cilat ai nuk i kishte deklaruar konform ligjit dhe nuk ishte i pajisur me leje për transportimin e tyre. Në përfundim të veprimeve për këto raste: -specialistët për Hetimin...