Blenë vota për PS-në në Kurbin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona (EMRAT)

Blenë vota për PS-në në Kurbin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona (EMRAT)

spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, 3 persona për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë. Tre të pandehurit janë Gersi Kaçorri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje; Besnik Uka dhe Artur Jahja, të akuzuar për korrupsion pasiv në zgjedhje. Nga hetimet, rezulton se 3 të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndikuar votuesit në bashkinë Kurbin gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025. Sipas njoftimit të SPAK, 3 të pandehur dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste. Njoftimi:  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në...