Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder!

Nga avokat Arben Llangozi Të mblidhemi bashkë në referendum, se Atdheu na thërret/Na hoqën emrin, Nënë, Baba, Atdhe, Besë, Nder! Na i hoqën fjalët më të shenjta që ka njohur kombi shqiptar. Na hoqën emrin “nënë”, që ka mbajtur mbi supe gjithë dhimbjen dhe dashurinë e këtij populli. Na hoqën emrin baba, që ka derdhur djersë dhe gjak për të mbajtur gjallë shtëpinë dhe nderin. Na hoqën fjalën atdhe, që për ne nuk është thjesht tokë, por frymë, amanet, betim. Na hoqën besën, që na ka bërë të pathyeshëm ndër shekuj. Na hoqën nderin, që ka qenë kurora e shqiptarit të ndershëm. E bënë me një ligj. Me një ligj të ftohtë, të imponuar, të shkruar në zyrat e huaja dhe të votuar pa debat,...