Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dështoi takimi i Ministrisë me minatorët: Grevistët vazhdojnë rezistencën paqësore
Takimi i organizuar sot nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit me minatorët grevistë në Spaç për të diskutuar kushtet e punës dhe formatin e grevës dështoi. Përfaqësuesit e ministrisë, përfshirë edhe të dërguarit nga ISHPSHSH, u përballën me një atmosferë të tensionuar dhe nuk arritën të bindin kompaninë që takimi të mbahej në përputhje me legjislacionin kombëtar të punës dhe të grevës. Minatorët pritën mbi 6 orë në shi dhe erë para hyrjes së kompanisë, por u shpërndanë të zhgënjyer, por të vendosur për të vazhduar veprimet e tyre kolektive. Ata do të mbështeten nga Komisioni i Grevës, Këshilli Sindikal i Minatorëve dhe ekspertiza e KSSH-së për të garantuar të drejtat e tyre. Ministria, pas vizitës së Spaçit, u largua pa arritur të ndërgjegjësohej për...