Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sylvinho pa surpriza, rikthehet Tuçi, trajneri mbron lojtarët pa minuta me klubet: Me Andorran, e vështirë
Trajneri i kombëtares Silvinjo publikoi listën me 25 lojtarë që do të ketë në dispozicion për dy takimet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë. Ndër emrat që janë ftuar nga trajneri brazilian i përfaqësues kuqezi bie në sy rikthimi i Ardian Ismajlit që është rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti jashtë në sfidat e muajit tetor. Risia e vetme, jo si debutues por si rikthim është Indrit Tuçi. Pas lëvizjes nga Çekia drejt kampionatit turk, sulmuesi po luan mirë dhe po shënon me Kaizerispor dhe trajneri e ka parë të arsyeshme ta ketë në grup për dy duelet e rëndësishme. Jashtë vazhdon të mbetet për arsye dëmtimi mbrojtësi Marash Kumbulla e në vend të tij u konfirmua Klisman Cake,...