Gjermania: Rusia mund të godasë NATO-n që nesër

Gjermania: Rusia mund të godasë NATO-n që nesër

Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 15:28 Gjenerali gjerman Alexander Sollfrank ka paralajmëruar se Rusia ka kapacitetin për të kryer një sulm të shpejtë ndaj territorit të NATO-s në çdo moment,  duke e cilësuar këtë si një rrezik të mundshëm deri në vitin 2029. Në një deklaratë të cituar nga Reuters,  Sollfrank tha se ritmi aktual i furnizimit me armatime nga Moska mund të çojë në një përballje të gjerë me aleancën: “Rusia ka mjaft tanke për të bërë një goditje të mundshme që nesër,” tha gjenerali,  duke shtuar se nuk ka indikacione për një plan konkret, por rreziku mbetet real. Ai theksoi se forcat ajrore ruse ruajnë kapacitete të konsiderueshme luftarake dhe bërthamore,  ndërsa forcat tokësore kanë pësuar humbje. Sipas Sollfrank,  vendimi për një...