Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Alarmi i banorëve/ “Lion Construction dhe Bardhjus Bushaj po na vdesin për së gjalli”
Një komunitet i tërë në lagjen “Lotusi 2”, pranë kompleksit “Dora” në Shkozë, po përballet me një krizë të paprecedentë urbanistike dhe mjedisore. Banorët paralajmërojnë se ndotja, makineritë e rënda dhe punimet e dy kantierëve të ndërtimit po rrezikojnë jetën dhe pronën e tyre. Banorët kanë dërguar një ankesë zyrtare drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke shprehur dëshpërimin e tyre për mungesën e reagimit nga institucionet lokale dhe qendrore. Ata raportojnë tronditje të vazhdueshme në muret e banesave, çarje të thella në themel, shembje të pjesshme të kateve dhe rrezik për jetën e tyre për shkak të makinerive të rënda që kalojnë pa pushim përmes rrugës ngjitur. Rruga, makineritë e rënda dhe pilotat e pamjaftueshme Rruga ngjitur me banesat nuk është e përshtatshme për kalimin e...