Nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri

Nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri

7 Nëntor 2025 16:13 Telesport Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja online e biletave ka nisur nga sot, e premte, 7 nëntor 2025, dhe tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së në linkun: Biletat Shqipëri – Andorra Një ditë para ndeshjes (12 nëntor), biletat do t’u dërgohen me e-mail të gjithë personave që kanë kryer blerjen. FSHF kujton se, ashtu si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium...