Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqiptarët votojnë të dielën për kryetarët në pesë bashki! (Çfarë pritet)
Pesë bashki në vend janë në pritje të një kryetari të ri! Qytetarët e Matit, Tepelenës, Beratit, Cërrikut dhe Vlorës do t’u drejtohen këtë të dielë, 9 nëntor 2025, kutive të votimit. Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga ky proces i pjesshëm zgjedhor në vend, përgatitjet kanë nisur… Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë materialet e nevojshme zgjedhore, që nga fletët e votimit e deri te proces-verbalet. Edhe Policia e Shtetit është mobilizuar, me masa që do i vërë në praktikë që të shtunën, në ditën e heshtjes zgjedhore… 612 punonjës dhe automjete policie do të angazhohen për ruajtjen e 473 qendrave të votimit dhe 9 objekteve të KZAZ-ve, si dhe për shoqërimin e materialeve zgjedhore. Siç është njoftuar, strukturat e posaçme hetimore të...