Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bie në prangat e policisë 21-vjeçari/ Ngriti bazë të trafikut të hashashit në Berat
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, përgjime ambientale dhe ndjekjeje, është finalizuar sot (7 Nëntor) operacioni i koduar “Porcione”. Aksioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forca e Posaçme Operacionale. “Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi A. K., 21 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi nga hetimet rezultoi se i arrestuari siguronte sasi kanabisi, të cilën e ndante në doza, në banesën e tij në lagjen “30-Vjetori”, dhe më pas ia jepte 20-vjeçarit, për ta shpërndarë me automjet”, bëri me dije policia vendore. Lënda narkotike e gjetur në banesën e A. K. dhe në automjetin që...