Zgjedhje lokale në pesë bashki, rreth 335 mijë qytetarë votojnë për drejtuesit e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat e Cërrik

Zgjedhje lokale në pesë bashki, rreth 335 mijë qytetarë votojnë për drejtuesit e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat e Cërrik

Të dielën 334.539 mijë qytetarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kryetarin e ri të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e përgatitjes të materialeve zgjedhore ndërsa ka nisur dhe shpërndarjen e tyre në qytetet përkatëse. Në qytetin bregdetar të Vlorës, të drejtë vote kanë 171.895 banorë të cilët do të votojnë në 232 qëndra votimi të ndara sipas adresave të tyre. Gara në këtë bashki është mes Brunilda Mersinit e cila përfaqëson Partinë Socialise dhe kandidatëve të pavarur Dionis Sota i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika. Në Berat, të drejtë vote kanë 82.161 banorë të cilët do të votojnë në 116 qEndra. Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin...