Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sulm ndaj vendeve të NATO-s? Gjenerali gjerman paralajmëron Europën: Rusia mund të godasë që nesër
Gjenerali gjerman Alexander Sollfrank tha se Rusia ka kapacitetin për të kryer një sulm të shpejtë ndaj territorit të NATO-s në çdo moment. Sipas Reuters, Ai theksoi se një sulm i gjerë kundër aleancës mbetet një rrezik i mundshëm deri në 2029-ën nëse Moska vazhdon ritmin e tanishëm të furnizimit me armatime. Në vijim forcat ajrore ruse ruajnë aftësi të konsiderueshme luftarake dhe kapacitete bërthamore që janë ende të paprekura, ndërsa forcat tokësore kanë pësuar humbje. Sollfrank theksoi se Rusia ka mjaft tanke për të bërë një goditje të mundshme që nesër, edhe pse nuk tha se një veprim i tillë po planifikohet aktualisht. Ai vuri në dukje tre faktorë vendimtarë që do të përcaktojnë nëse Rusia do të sulmojë, fuqia ushtarake, përvoja luftarake dhe...