Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin e tij, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”, duke vënë në pranga një 31-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje në qytet. Në pranga ka rënë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, i cili akuzohet se më datë 19 tetor 2025 ka hyrë në një banesë në lagjen “Katund i Ri”, duke vjedhur para dhe sende me vlerë, në kohën kur familjarët nuk ndodheshin në shtëpi. Pas kallëzimit të pronarit, policia ka reaguar menjëherë dhe gjatë kontrollit në lokalin që administronte i dyshuari, janë gjetur disa nga sendeve e vjedhura. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se më 5 nëntor 2025, i njëjti shtetas ka vjedhur materiale të ndryshme në një magazinë në të njëjtën lagje. Policia po vijon punën për të dokumentuar të gjitha...