Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Hajnaj kërkon të rikthehet zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Shtetit, padia: Pezulloni garën!
Aida Hajnaj, ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i është drejtuar me një kërkesë-padi gjykatës Administrative, duke kërkuar prej saj të pezullojë garën për emërime në departamentet e Policisë së Shtetit. Hajnaj aktualisht ka mbetur pa punë, ndërsa aspironte të kthehej në vendin e mëparshëm në Policinë e Shtetit. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se kërkesë-padia për marrjen e sigurim-padisë, pritet të gjykohet ditën e martë ne seancën të parë. Hajnaj gëzon gradën policore "Drejtues", dhe aktualisht kërkon të pezullohet konkursi për drejtorin e departamentesh deri sa Gjykata të japë vendimin. Ajo kërkon të kthehet si zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Policisë, ose siç e parashikon ligji, drejtoreshë departamenti, gjë të cilën nuk ia kanë bërë.