Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Aida Hajnaj padi në Gjykatë, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh
Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, Aida Hajnaj pas përfundimit të mandatit dhe mosrikandidimit, kërkon të rikthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit. Më parë Aida Hajnaj mbante postin e zv,drejtoreshës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, ndërkohë në këtë departament është hapur gara për plotësimin e vakancës. Referuar këtyre ngjarjeve, Hajnaj i është drejtuar Gjykatës Administrative ku ka bërë dhe padi. Aida Hajnaj kërkon pezullim të konkursit derisa gjykata të shpallë vendimin. Hajnaj ka drejtuar BKH-në për 5 vite ndërsa mandati i saj përfundoi më 1 shtator të këtij viti. Edhe pse ka të drejtën e rikandidimit, Hajnaj nuk është përfshirë më në garë.