Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Emrat e viktimave të Holokaustit, Inteligjenca Artificiale ndihmon ekspertët në muzeun e Yad Vashemit në Izrael
Pas shtatë dekadash, Qendra Përkujtimore Yad Vashem në Jerusalem ka arritur një moment kyç. Pesë milionë hebrenj që humbën jetën gjatë Holokaustit, tani e kanë një emër, ndërsa mbi një milionë viktima të tjera, ende nuk janë identifikuar dot. “Nazistët nuk donin vetëm t’i vrisnin, por edhe të fshinin gjurmën e ekzistencës së tyre. Duke identifikuar pesë milionë emra, ne rivendosim identitetin e tyre njerëzor dhe sigurohemi që kujtesa e tyre të mbetet. Sigurimi i identitetit të pesë personave është një moment historik dhe një kujtesë për detyrimin tonë ende të papërmbushur”, tha Alexander Avram, drejtues i Yad Vashemit. Emrat janë të regjistruar në bazën e të dhënave Yad Vashem, e cila është në dispozicion në internet në gjashtë gjuhë. Në maj 2014, Qendra Memoriale...